Google ADS

Kabul: Sulmi në xhaminë shiite, ISIS merr përgjegjësinë

23:07 | 15 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul.

Sulmi është kryer në një zonë të dominuar nga pakicat Shiite, transmeton portali arbresh.info

Grupi ekstremist sunit ka marrë përgjegjësinë për sulmin në xhaminë al-Zahra, që la të vdekur katër persona. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve e grupit terrorsit Amaq.

Në mesin e viktima thuhet se ka humbur jetën një polic dhe një figurë e shquar vendore që kishte thelemuar xhaminë.

Sulmi vjen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme