Ish portieri legjendar i AC Milanit, Enrico Albertosi ka kritikuar ashpër Gianluigi Donnarumman pas refuzimit të kontratës.
Ylli italian refuzoi marrëveshjen e re me gjigantin në Serie A këtë pasdite duke alarmuar shumë klube të mëdha evropiane që kanë qenë duke kërkuar transferimin e tij, transmeton portali arbresh.info. Kjo ka tronditur botën e futbollit, përfshirë Albertosin që thotë se lojtari ka tradhtuar Milanin.
“Është çmenduri që një fëmijë 18-vjeçar të ketë mundësi që të refuzoj një kontratë të rëndësishme të ofruar nga një klub i madh siç është Milani për të shkuar dikur tjetër”, tha portieri legjendar.
“Ai tradhtoi Milanin, ia ktheu shpinën një klubi të madh që vendosi besimin në të dhe i siguroi debutimin në Serie A në moshën 17-vjeçare”
Ende mbetet e pa qartë se ku do të transferohet Donnarumma, por një numër i madh klubesh janë të interesuara./arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...