Para shumë vitesh për prindërit ishte e vështirë ti kishin në shtepi fëmijët pasi pothuajse gjithë ditën e kalonin duke luajtur me bashkëmoshatarët por vitet e fundit kjo situatë po ndryshon tërësisht.
Tashmë shumë fëmijë preferojnë ta kalojnë kohën të mbyllur në shtepi duke luajtur lojëra ose eksploruar internetin.
Por përdorimi i tepërt i internetit po e dëmton psikologjinë e fëmijëve e madje është kthyer në rrezik për jetën e tyre. Loja virtuale e emërtuar Balena Blu që u përhap fillimisht në vitin 2016 në Rusi dhe po shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes.
Për këtë arsye Policia e Kosovës në një përgjigje për Tribuna Channel ka apeluar ndaj prindërve që të jenë të vëmendshëm për aktivitetin e fëmijëve të tyre ne internet.
Edhe psikologia Fitore Ajeti është shprehur për Tribuna Channel se forcimi i fëmjëve me lidhjet virtuale ka ndikim negativ psiqik dhe i largon nga socializmi me fëmijët e tjerë.
Për më shume ndiqeni kronikën në vazhdim:
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...