Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka sqaruar se paga e çdo ambasadori është e njëjtë, dhe se ajo nuk merr një të tillë më të lartë sesa kolegët e saj.
Megjithatë, ajo ka thënë se kjo nuk do të duhej të ishte kësisoj dhe mendon se pagat e ambasadorëve do të duhet nivelizuar, sipas standardit të shtetit ku shërben një ambasador.
“Po e shoh që disa portale qenkan marrë me pagën time. Më lejoni t’ju njoftoj që paga e Ambasadorit është e njetë, si për atë që është Ambasador në SHBA, si për atë që është Ambasador diku tjetër. Pra, nuk ka pagë të veçantë për mua. Dhe kjo duhet të ndryshojë. Paga e Ambasadorit do të duhej nivelizuar varësisht nga standardi i vendi ku shërben. E më lejoni t’ju them, meqë e paskët bërë temë, paga prej 3393 euro është e madhe për Kosovë, dhe për rajon, por konsiderohet pagë e ultë këtu ku shërbej unë. Nuk po ankohem, se mua më mjaftojnë. Googel mos më besofshi”, ka shkruar Vlora Çitaku në facebook.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë