Kur në vitin 1994 u paraqit libri i Dr. Michael Newtonit ”Udhëtimi i shpirtit”, u hodh një dritë e re në pyetjen e cila e intrigon njerëzimin që nga koha kur ai edhe ekziston:
“Çka ndodh me shpirtin pasi ai të dalë nga trupi dhe çka ndodh midis dy inkarnacioneve, nëse ato edhe ekzistojnë”? Dr. Newton kishte vërejtur se, gjatë regresionit hipnotik, njerëzit përshkruajnë deri në detaje periudhën në fjalë, prandaj vendosi që ta studionte atë më në hollësi.
Si duket “kalimi”?
Në bazë të përshkrimit të pacientëve nën hipnozë, doktori në fjalë konstatoi se vdekjen e përjetojnë ndryshe shpirtrat e rinj (që kanë përjetuar vetëm disa reinkarnacione), krahasuar me ata të vjetrit. Derisa shpirtrat e rinj pas vdekjes janë të dezorientuar dhe të tronditur, duke mos ditur nga t’ia mbajnë (aty janë udhëzuesit që i drejtojnë këta shpirtra), shpirtrat e vjetër e dinë se çka ka ndodhur dhe, të lumtur, mendojnë: “Super, përsëri jam i lirë! Po shkoj në shtëpi”!
Ata shumë shpejt e lëshojnë botën astrale, takohen me një dritë të fortë dhe e shohin veten në një sferë të madhe, për t’u nisur më pas kah dyert e botës së tyre shpirtërore, ku i pret udhëzuesi shpirtëror. Atëherë ata takojnë shpirtrat e më të dashurve, që kanë vdekur më parë.
Ekziston jeta pas vdekjes!
Gjeofizikani rus Vsevolod Mihajloviç Zaporozhec ia ka dalë që të dëshmojë se, pas vdekjes së trupit, shpirti kalon në një dimension tjetër. Edhe pse ai e konsideronte veten ateist, gjithmonë i kishte interesuar “bota tjetër”, respektivisht çka ndodh me shpirtin pas vdekjes. Ky interesim i tij u rrit sidomos pas vdekjes së gruas së tij, Valentina Lopuhina, balerinë të Teatrit “Boljshoj”. Në këtë periudhë ai filloi me një punë të gjatë për ta demonstruar ekzistimin e jetës pas vdekjes. Rezultatet e tri dekadave të punës së vet ai i përmblodhi në librin “Konturat e universit”.
Komunikimi me shpirtrat e të vdekurve
Vsevolod Mihajloviç në fillim lexoi krejt çka gjeti në këtë temë, më shumë se 1.500 publikime. I bindur në faktin se vetëdija e të vdekurve ruhet edhe pas vdekjes, respektivisht se jeta, në njëfarë mënyre vazhdon, ai vendosi që të fillonte hetimet për t’i mbështetur këto bindje me dëshmi shkencore, të bazuara në rezultatet e eksperimenteve spirituale të fituara me ndihmën e mediumeve, njerëzve të aftë që të komunikojnë me të vdekurit.
Në eksperimentet e tij morën pjesë më shumë se 50 mediume, por gjatë atyre seancave shpesh paraqiteshin dy probleme. Në fakt, me vendosjen e kontaktit, komunikimi zhvillohej midis të ashtuquajturës vetëdije shoqëruese të mediumit dhe njeriut të vdekur, prandaj ishte e nevojshme që ato të ndaheshin me rastin e marrjes së përgjigjes. Përpos kësaj, u pa se “në botën tjetër” ka shumë shakaxhinj, të gatshëm që të japin informata të rreme.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation