Datat e rëndësishme të ngjarjeve ndër vite, pasqyrojnë histori në të cilën, gjeneratat e reja mësojnë për realitetin e ndodhur përgjatë këtyre viteve, përcjellë arbresh.info
Ne kemi zgjedhur disa nga datat që kanë lënë shenjë në histori:
1215 – Mbreti John i Anglisë vë vulën mbi dokumentin Magna Carta (Karta e Madhe) – dokumenti i parë imponuar mbi një mbret nga një grup vasalësh për të kufizuar me ligj kompetencat e mbretit dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre nga pushteti absolut.
1389 – Beteja e Fushë Kosovës: Perandoria Osmane mposht serbët dhe boshnjakët. Ndërsa serbët po mundeshin, një kalorës i quajtur Milosh Obiliq, bën sikur dorëzohet, por kur e çojnë para sulltan Muratit, ai nxjerr thikën dhe e vret, kjo sipas epikës serbe. Ndërsa epika shqiptare tregon se vrasësi i sulltanit ishte shqiptar me mbiemrin Kopiliq, çka lë të kuptohet se në betejë kundër osmanëve në Fushë-Kosovë morën pjesë dhe humbën jo vetëm serbët e boshnjakët (quhet humbje serbe, ndoshta sepse mbreti serb Llazar u vra në atë luftë) – kështu, Beteja e Kosovës u gdhend në kujtesë, duke u bërë simbol i patriotizmit dhe dëshirës serbe për pavarësi nga sundimi osman gjatë shekullit XIX, por edhe nxitëse e nacionalizmit serb gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftës së Kosovës në fund të shekullit XX.
1648 – Margaret Jones ekzekutohet me varje në Boston nën akuzat për magji – ekzekutimi i parë i tillë në Koloninë e Gjirit Masaçusets.
1667 – Kryhet transfuzioni i parë i gjaku të një njeriu, nga Dr. Jean-Baptiste Denys. Mjeku francez transfuzioi me sukses rreth 350 gramë gjak nga një dele në një djalë 15-vjeçar, i cili kishte humbur gjak. Djali mbijetoi.
1752 – Benjamin Franklin dëshmon se rrufeja është energji elektrike (datë tradicionale, data e saktë nuk dihet).
1877 – Henry Ossian Flipper bëhet i pari kadet afrikan amerikan që diplomohet nga Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara.
1896 – Cunami më vdekjeprurës në historinë e Japonisë vret më shumë se 22.000 njerëz.
1916 – Presidenti amerikan Woodrow Wilson nënshkruan ligjin për përfshirjen e lëvizjes ‘Boy Scouts of America’ (BSA), duke e bërë atë organizatën e vetme rinore amerikane me statut federal. BSA, e themeluar në vitin 1906, ka sot rreth 3 milionë anëtarë, ku fëmijët edukohen me frymën e patriotizmit, besnikërisë dhe guximit.
1940 – Lufta e Dytë Botërore: Operacioni Ariel – trupat aleate fillojnë të evakuojnë Francën, pasi Gjermania mori Parisin dhe pjesën më të madhe të vendit.
1954 – Formohet në Basel të Zvicrës, UEFA (Bashkimi i Shoqatave Evropiane të Futbollit).
1994 – Izraeli dhe Vatikan vendosin marrëdhënie të plota diplomatike. Sot këto marrëdhënie shihen nga të dy palët si të balancuara në aspektin politik dhe teologjik.
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë