Google ADS

NISMA mund të tërhiqet e para nga koalicioni

15:38 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Partia e Fatmir Limajt, NISMA për Kosovë po shihet si mundësi për ta zhbllokuar ngërçin politik që mund të krijohet pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kështu të paktën vlerëson njohësi i rrethanave politike, Donik Sallova, duke treguar arsyet për luhatje të PAN-it, në një pronocim për arbresh.info

donik-sallova

“Besoj që presioni publik i votës së orientuar për ndryshim, në këtë rast vota për Vetëvendosjen, si dhe dështimi spektakolar i PAN-it për të siguruar numrin e votave të pretenduara që ishte mbi 300 mijë, do të ndikojë që të ketë luhatje brenda partnerëve të këtij koalicioni.”

Ai shton se deputetët e Limajt mund të dalin nga koalicioni dhe t’i bashkohen Vetëvendosjes pasi siç ka thënë, NISMA nuk kishte komodite në PAN as gjatë fushatës.

“Luhatjën e parë mund ta kemi nga NISMA, e cila nuk kishte ndonje komoditet as gjatë fushatës me PDK dhe tani nën presion të opinionit publik anti-PDK, NISMA mund të dalë nga koalicioni”, ka thënë Sallova.

Ai edhe më tej ka shtuar se  Haradinaj nuk ka shumë zgjidhje dhe do të insistojë të këmbëngulë në formimin e qeverisë.

“Ndërkaq sa i perket AAK-së, besoj që nuk ka shumë zgjedhje. Nëse Haradinaj nuk arrinë të bëhet kryeminister nga PAN-i, nuk besoj që opozita ka për t’ia dhënë këtë pozitë. Kështu që ai do vazhdojë të këmbengulë për ta formuar qeverinë”, është shprehur ai./Arbresh.info/Blerta Agushi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme