Kandidati për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, Mërgim Lushtaku ka treguar se ka arritur t’i mbledhë mbi 20 mijë vota.
Djali i Sami Lushtakut ka falënderuar qytetet ku është votuar më shumë duke premtuar se do të punoj shumë për të kontribuar në zhvillimin e vendit, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Të nderuara motra dhe vëllezër, votues, të respektuar dashamirë e përkrahës,
Nga të dhënat prej terrenit, kam marrë konfirmimin se qytetarët e Kosovës ma kanë besuar votën e cila e kalon numrin e 20 mijëve.
Faleminderit për mbështetjen tuaj që të gjithëve! Faleminderit vendlindja ime, Skenderaj, që më keni dhënë nëntë mijë vota, diku 45% të votave të përgjithshme.
Faleminderit qendrave tjera të Kosovës, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Drenas,Gjilan, Vushtrri dhe të gjithave qyteteve tjera të Kosovës, për pjesën tjetër të votave që kalojnë shifrën e 11 mijëve apo mbi 55% të numrit të përgjithshëm të votave që m’i keni besuar.
Ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim personal, të familjes dhe të rrethit tim të ngushtë për përkrahjen që më keni dhënë.
Suksesi dhe fitorja ime është sukses dhe fitore edhe e juaja! Besimin të cilin më keni dhënë, me tërë qenien dhe mendjen time do të mundohem ta dërgoj në vendin e duhur, duke e kryer detyrën e deputetit me nder, përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe njëherësh duke u bërë zëri përfaqësues i interesave të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Besimin që ma keni dhënë përmes votës, të dashur e shumë të respektuar qytetarë anekënd Kosovës, e konsideroj si mision të shenjtë dhe kam shpresë që s’do t’u zhgënjej. Nuk do të kisha fytyrë t’u dilja më para nëse do ta bëj një gjë të tillë.
Uroj dhe shpresoj që Kosova sa më shpejtë të themelojë institucionet e reja pas zgjedhjeve fer dhe demokratike që u mbajtën, ku Sovrani e tha fjalën e tij, duke nxjerrë koalicionin PAN të parin në renditje, me përqindjen më të lartë, kësisoj duke i dhënë të drejtën kushtetuese e ligjore për mandatar të themelimit të institucioneve.
Është në interesin e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve që mos të krijohen vonesa, për shkak të proceseve të rëndësishme të cilat e presin Kosovën. Është në detyrën tonë si deputetë që kemi marrë besimin e qytetarëve nëpërmjet votës, mos t’i dëshpërojmë edhe më tej.
Pa e zgjatur, të respektuar votues, faleminderit përzemërsisht!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të mrekullueshëm !
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...