Mustafa dhe bashkëshortja e tij marrin rreth 7000 euro pagë mujore (DOKUMENT)

13:25 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është një ndër njerëzit më të paguar në Kosovë.

Mustafa merr 5182 euro pagë mujore nga posti i tij në këtë ndërmarrje publike ndërkaq bashkëshortja e tij e cila punon në të njëjtin institucion paguhet hiq më pak se 1377 euro në muaj, shkruan arbresh.info.

I pari i Telekomit ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se posedon katër prona, një shtëpi, një oborr, një lokal afarist dhe një banesë me vlerë të përbashkët prej 830 mijë euro.

Ai posedon po ashtu një veturë në vlerë prej 20 mijë euro.

Mustafa ka të deponuara në disa banka 146 mijë euro para të gatshme.

Klikoni KËTU për të parë pasurinë e plotë të tij./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme