Real Madrid thyen rekord

12:10 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Real Madrid do të thyej rekordin e klubit për më së shumti përfitime nga shitjet brenda një afati kalimtar.

Gjatë kësaj vere është e sigurt se nga Real Madridi do të largohen gjashtë lojtarë, Fabio Coentrao, Pepe, Diego Llorente, Mariano Diaz, James Rodriguez dhe Alvaro Morata.

Dy portugezët do të largohen pa para, ndërsa nga katër të tjerët Real Madrid pritet të Përfitojë 173 milionë euro.

Alvaro Morata do të shitet në Manchester United për 90 milionë euro, ndërsa James Rodriguez për 70 milionë euro.

Diego Llorente do të shitet në Real Sociedad për 8 milionë euro, ndërsa sulmuesi i talentuar Mariano për 5 milionë euro, shkruan Marca.

Kështu Reali do të thyente rekordin e shitjeve të vitit 2013 kur kishin përfituar 113.5 milionë euro nga shitja e Higuan, Ozil, Callejon, Albiol e Pedro Leon dhe vitit 2014 kur kishin përfituar 112.7 milionë euro nga shitja e Moratas, Di Marias, Xabi Alonsos, Casemiros, Sahin dhe Jesus Fernandez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme