Sjellja në jetë e një fëmije mund të jetë një nga ngjarjet më traumatike në jetën e një gruaje.
Kështu që rekomandimi gjashtë javësh për rimëkëmbje është shumë pak nga nevoja fizike dhe psikologjike që ka një nënë e re, transmeton portali arbresh.info.
Hulumtuesit në kuadër të Universitetit të Salfordit thonë se mund të duhen deri një vit për të marrë veten nga lindja e një fëmije. Dr Wray, pushimin prej gjashtë javëve e quajti një ‘fantazi’, raporton Daily Mail.
Ajo zbulon pakënaqësinë midis nënave të reja dhe shërbimeve pas lindjes për shkak të efekteve të saj psikologjike, gjë që mund të zgjasë shumë. Dr Wray në intervistat e saj me disa nëna erdhi në përfundimin se është e vështirë për gratë që të kthehen në punë pas një leje lindjeje prej 2 muajsh, e lëre më pak javë.
Trupi i një gruaje ende shërohet nga trauma që i nënshtrohet gjatë lindjes edhe 60 ditë pas ngjarjes!
Disa nëna vuajnë nga trauma mendore dhe emocionale, e cila përfshin depresion, stres, ankth, lodhje dhe siklet fizik që mund të vazhdojnë për 6-7 muaj pas lindjes, sipas një studimi në Gazetën Ndërkombëtare të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.
Dr Wray gjithashtu përmend se është praktike që të ketë shërbime mjekësore pas lindjes që shkojnë më shumë se gjashtë deri në tetë javë pas lindjes, pasi shumica e nënave meritojnë më shumë mbështetje dhe kujdes nga sistemi mjekësor./Arbresh.info
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...