Google ADS

Pronat e pafundme të Lutfi Hazirit (DOKUMENT)

10:58 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit 11 prona të cilat i ka paraqitur si të përbashkëta.

Haziri ka deklaruar se posedon 10 toka e një banesë të cilat kapin vlerën e 1 milionë e 650 mijë eurove, shkruan arbresh.info.

Ai ka deklaruar se ka para të gatshme rreth 200 mijë euro nëpër banka prej të cilave disa jaën në pronësi të prindit të tij e disa në pronësi të bashkëshortes.

Paga vjetore e të parit të Gjilanit është 15 mijë e 512 euro dhe mbi 5000 euro i merr në vit për paga e mëditje.

Formularin e plotë të deklarimit të tij të pasurisë mund të gjeni KËTU/Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme