Google ADS

50 sfidat e tmerrshme të “Balenës Blu”, nga prerja e krahut tek vetëvrasja

10:28 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

“Balena Blu”, loja e përfolur që është duke u marrë jetën qindra adoleshentëve, është shndërruar në një problem global. Rreth 130 fëmijë kanë kryer vetëvrasje deri më tani, për shkak të kësaj loje e cila e ka origjinën në Rusi.

Deri më tani janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen se kanë lidhje me lojën dhe janë “administratorët”. Janë 50 detyra që fëmijët duhet të zbatojnë, secila prej tyre është me të vërtetë e tmerrshme.

Detyra e fundit, e 50-ta, është që të kryejnë vetëvrasje nëse dëshirojnë të “fitojnë”.

Së fundmi kj0 lojë ka mbërritur dhe në Shqipëri, raste të ndryshme po dëgjohen çdo ditë.

Përdoruesit e rrjetit social Reddit kanë arritur që nga gjuha ruse të përkthejnë “50 detyrat” që duhet t’i kryejnë pjesëmarrësit e lojës famëkeqe, e të cilat mund t’i mësoni më poshtë:

Duhet ta prisni dorën me mjet të mprehtë dhe të shkruani “f57”, e më pas dërgojani fotografinë e dorës së prerë administratorit të lojës.
Zgjohuni në ora 4:20 të mëngjesit dhe shikoni një video të frikshme që ua dërgon administratori.
Duhet ta prisni dorën me mjet të mprehtë afër venave, por jo edhe aq thellë ta fusni mjetin e fortë. Mjaftojnë vetëm tri prerje dhe ia dërgoni foton administratorit.
Vizatojeni balenën në një copë letër dhe dërgojani administratorit.
Nëse jeni të gatshëm të “shndërroheni në balenë”, atëherë shkruani në këmbë me një mjet të mprehtë “PO”. Nëse jo, atëherë duhet ta prisni veten disa herë (për ta ndëshkuar veten).
Detyra me shifra.

Duhet ta prisni dorën me mjet të mprehtë dhe të shkruani “f40” dhe më pas dërgojani fotografinë administratorit.
Shkruani “#unë_jam_balenë” në statusin e juaj në VKontakte.
Duhet ta tejkaloni frikën që e keni thellë në shpirt.
Zgjohuni në orën 4:20 të mëngjesit dhe ngjituni në kulm (sa më lart aq më mirë)
Duhet ta prisni dorën me mjet të mprehtë dhe të vizatoni me të balenën e më pas ia dërgoni fotografinë administratorit.
Shikoni video të frikshme gjithë ditën.
Dëgjoni muzikën që “ata” (administratorët) ua dërgojnë.
Duhet ta prisni buzën.
Shpojeni dorën disa herë me gjilpërë.
Bëni diçka të dhimbshme; duhet të bëni diçka që të ndiheni keq.
Ngjituni në kulmin më të lartë që mund ta gjeni në ato momente, qëndroni në cep të kulmit për një kohë.

Shkoni në urë, hipni mbi të dhe qëndroni për disa momente të varur.

Ngjituni në kran ose të paktën tentoni ta bëni këtë.
Administratori duhet të sigurohet nëse jeni person i besës.
Bisedoni me “Balenën” (me një lojtar tjetër apo me administratorin) në Skype.
Ngjituni në kulm dhe uluni në cep duke i mbajtur këmbët e varura.
Detyrë tjetër me shifra.
Detyra të fshehta.
Caktoni takim me “Balenën”.
Administratori ua tregon datën e vdekjes tuaj dhe duhet ta pranoni.
Zgjohuni në orën 4:20 të mëngjesit dhe shkoni në stacionin e trenit (uluni në binarët që i keni afër vetes).
Mos bisedoni me askënd gjatë gjithë ditës.
Betohuni se jeni “një balenë”.
Rregullat nga 30 deri në 49 përfshijnë shumë detyra: Çdo ditë duhet të zgjoheni në orën 4:20 të mëngjesit, të shikoni filma horror, të dëgjoni muzikë që “ata” ua dërgojnë, të prisni trupin çdo ditë me mjet të mprehtë dhe të bisedoni me “një balenë.NIVELI I FUNDIT: Kërceni nga një ndërtesë e lartë, merrjani vetes jetën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme