1-Përdorni gjuhën e trupit
Buzëqeshni lehtë! Përdorni disa lëvizje të vogla kur dilni bashkë duke kafshuar buzët dhe duke prekur flokët pasi duket se meshkujt i vënë re këto detaje. “Kam një super mënyrë për të joshur djemtë: shoh plot ëmbëlsi, kafshoj pak buzën e poshtme dhe buzëqesh lehtë,” rrëfen njëra prej vajzave. Gjuha e trupit tregon më shumë se fjalët në fillimet e njohjes.
2-Vishuni sa më thjesht
Përpiquni të visheni sa më thjesht në takimet e para: “Mundësisht në takimin e parë shkoj me shallin deri në fyt” tregon një tjetër. Është më mirë të zgjidhni diçka që ju rri bukur, që mund të jetë edhe një bluzë e thjeshtë dhe xhinse.
3-Bëni një tualet sa më natyral
Qëndroni sa më natyrale, por nxirrni në pah tiparet e forta. Mos harroni t’u kushtoni vëmendje flokëve: Meshkuj i adhurojnë. Megjithëse i pëlqejnë femrat e thjeshta, kjo nuk do të thotë se ato duhet të jenë të pakuruara estetikisht
4-Mos flisni për jetën tuaj personale.
Mbajeni për vete fillimisht informacionin nëse dilni me njeri, nëse keni të dashur, nëse merrni dhurata… “Privatësia ime është më e rëndësishmja, kurrë nuk hedh foto as me meshkuj, as foto të dhuratave që mund të më bëjnë. Fundja, pse t’i prish punë vetes?” thotë njëra prej tyre.
5-Mos vini kushte
Ju mund ta keni shumë të qartë se çfarë doni, por përpiquni të mos vini kushte në takimin e parë. Kjo i tremb ata. Kur mes jush të ketë diçka më konkrete, mund të bini dakord për disa gjëra. Mos harroni: nuk duhet të kërkoni llogari!
6-Lejoheni tju mbështesë
Shfrytëzoni dëshirën e tyre për t’ju mbrojtur dhe ndihmuar. “Bëj sikur jam naive e brishtë dhe sikur kam nevojë për të duke zgjuar tek ata nevojën natyrale që kanë për të më mësuar, ndihmuar dhe mbrojtur. Nuk ka rëndësi se jam e fortë vetë, ai ndihet mirë që më ngushëllon në krahët e tij,” shkruan njëra prej vajzave.
7-Mos i jepni shumë vëmendje
Meshkujt nuk i kanë qejf vajzat që janë të dëshpëruara për vëmendje. Madje ata pëlqejnë ato që nuk tregojnë interes për to. “Nëse më pëlqen një mashkull nuk fiksohem pas tij, por përqendrohem në gjëra të tjera dhe nuk i kushtoj rëndësi. Bëj sikur ai nuk ekziston dhe kur mundohen të hyjnë në bisedë u flas shkurt fare, nuk hyj ne detaje, jam preçize”. Madje disa prej tyre përdorin një taktikë tjetër duke u bërë si shoqja më e mirë dhe pastaj tërhiqen për t’i lënë ata që të reagojnë. “Nëse më marrin në telefon, nuk ua hap dhe u përgjigjem pas disa orësh,” rrëfen njëra prej vajzave.
8-Mos lejoni që ai të paguajë shpenzimet tuaja
“Në fillim inatosen kur paguaj për veten, por fundja kështu jam unë dhe kjo i tërheq”.
9-Mos shihni rrotull tek meshkujt që kalojnë ose ju gjuajnë.
Kjo sepse respekton atë dhe njëkohësisht tërheq të tjerët.
10-Paraqituni përpara tyre si një vajzë e urtë
…larg veseve e daljeve të shumta, e fokusuar në punë ose studime, por pak lozonjare. Sekreti kryesor në fillimet tuaja është të flisni në darkë gjithmonë. “Ti të jesh e fundit me të cilën ai flet. Dashje pa dashje afrohet shumë, lidhet emocionalisht.”
Mendimi i përgjithshëm është se meshkujt pëlqejnë femrat origjinale, të sinqerta dhe sa më të thjeshta. Kjo mund të jetë e vërtetë, por sigurisht ka disa detaje që u tërheqin atyre vëmendjen. Disa prej tyre i kanë ndarë eksperiencat e tyre në Anabel Facebook. Shfletoni galerinë për tu njohur me këto truke të vogla dhe përshtateni me mënyrën se si jeni për të pasur një sukses të garantuar me djemtë!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...