12 viktima nga zjarri në Londër

09:08 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Numri i të vdekurve nga zjarri në ndërtesën 27-katëshe në Londër pritet të rritet, me shumë njerëz që konsiderohen të zhdukur.

Tymi vazhdon të dalë nga kulla Grenfell edhe sot, 30 orë pas zjarrit që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.

Autoritetet kanë konfirmuar 12 të vdekur, por kanë thënë se kjo shifër mund të rritet. Zjarrfikësit kanë shpëtuar 65 persona nga ndërtesa.

Të mbijetuarit që kanë humbur gjithçka e kanë kaluar natën në vendstrehimet emergjente, organizatat bamirësve, ku grupet lokale të mbështetjes kanë dhuruar rroba e shtretër për londinezët e prekur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme