Çdo ditë, rreth 1.4 milion banane përfundojnë në koshin plehrave, vetëm se marrin një ngjyrë të kafenjtë.
Një studim për këtë rast ka treguar se ekzistojnë mënyra të ndryshme se si mund të shijohet një banane, edhe pse mund të duket e prishur.
Paul Crewe, kreu i studimit ka treguar se është krijuar një dyqan ku ka këshilla të ndryshme për ti bërë njerëzit që të shpëtojnë bananet nga hedhja në mbeturina.
“Blerësit do të gjejnë frymëzimin e duhur nëpërmjet recetave të ndryshme që të bëjnë edhe bukë me banane. Nuk është më e nevojshme që ato të zhduken”, tha ai për BBC.
Ka rezultuar se mbetjet e bananeve mund të sjellin përfitime prej 100 milionë dollarësh, prandaj në recetat që do të dalin në treg do të ketë mënyra të ndryshme të përdorimit, edhe prej ngjyrës.
U zbulua se një nga tre persona i hedh bananet kur i sheh me ndonjë shenjë të kafenjtë, dhe një në tetë persona e hedh kur ka ngjyrë jeshile./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...