Google ADS

Nëntë të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Somali

08:40 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në kryeqytetin e Somalisë, kur një sulmues vetëvrasës përplasi makinën tek një hotel, raporton Reuters.

Më pas janë dëgjuar edhe të shtëna me armë në hotelin Posh, vendi i vetëm me një diskotekë në kryeqytet, transmeton portali arbresh.info.

Dëshmitarët thanë se i gjithë qarku ishte i rrethuar nga policia dhe se zjarri sporadik ende mund të dëgjohej.

Al Shabaab, i cili ka kryer një fushatë bombash vetëvrasëse në përpjekjen e saj për të rrëzuar qeverinë somaleze dhe për të imponuar interpretimin e saj të rreptë të Islamit, mori përgjegjësinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme