Milani është shumë pranë ta transferojë Andrea Belottin, për të cilin ka ofruar 80 milionë euro.
Toro.it bën të ditur se përfaqësues të Rossonerëve dhe të Torinos janë takuar të mërkurën për të diskutuar ofertën e re.
Kuqezinjtë kanë ofruar që ta huazojnë 23 vjeçarin në vitin e parë, me ç’rast do të paguajnë 20 milionë euro dhe në kontratë do të përfshihet obligimi për ta blerë për 60 milionë euro të tjera.
Sulmuesi ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh (që është valide vetëm për klubet jashtë Italisë), mirëpo oferta e Milanit padyshim se do ta bëjë Torinon të mendojë seriozisht për ta shitur Belottin.
Futbollisti italian asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë e tij për Rossonerët, klub për të cilin ka bërë tifo që nga fëmijëria.
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...