“Huawei” ka përfunduar verifikimin e zgjidhjeve teknologjike të “5G”-së. Kompania kineze, e konsideruar udhëheqës global në fushën e informacionit, teknologjisë dhe komunikimit, e realizoi provën në terrenin më të madh të testimit, atë të “Huairou”-së në Pekin.
“Niveli i transferimit të të dhënave për ‘smartphone’-t mbërriti 7 Gbps. Kjo është një shpejtësi e paprecedentë në rrjetet e telefonisë së lëvizshme. Tani kemi shumë indekse teknike që klasifikohen në vendin e parë në rang ndërkombëtar kundrejt teknologjive të tjera të avancuara të botës”, tha Tong Wen, shkencëtar i “Huawei”-t.
Kjo është e dyta e 3 fazave të testimit të organizuara nga grupi promovues i kësaj teknologjije, “IMT-2020”, i krijuar në vitin 2013 për koordinimin e përpjekjeve të operatorëve më të mëdhenj të shërbimit të telefonisë së lëvizshme në vend, prodhuesve dhe instituteve kërkimore.
Testet e nisura një vit më parë duhet të përfundojnë në vitin 2018 dhe përfshijnë verifikimin kyç të teknologjisë, atë të zgjidhjeve teknologjike dhe në fund, verifikimin e sistemit.
Standartizimi ndërkombëtar i “5G”-së, sipas kreut të Komitetit të Konsultimit Strategjik në Shoqatën kineze në Stadardeve të Komunikacionit, Xi Guohua, nisi në vitin 2017 dhe niveli i parë i tij duhet të kompletohet nga fundi i vitit.
Komercializimin e rrjeteve “mobile” “5G”, Kina synon ta arrijë në vitin 2020. Shpejtësia e internetit që ajo premton të sjellë mjafton për të shkarkuar një film në format “Ultra HD” në më pak se 10 sekonda
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...