Lëkura e thatë është zakonisht e padëmshme dhe e lehtë për t’u trajtuar, sa kohë që nuk harroni të vendosni zbutësin.
Por nëse epiderma mbetet e thatë dhe e acaruar, pavarësisht sa krem aplikoni? Nëse nuk gjeni ndonjë mënyrë për t’i trajtuar, ose nëse problemet me lëkurën shoqërohen edhe me simptoma të tjera që nuk mund t’i shpjegoni, është mirë të konsultoheni me një mjek. Ja cilat janë 4 problemet shëndetësore që lëkura e thatë mund t’ju paralajmërojë.
1.Diabeti: Nuk është e pazakonshme që kjo sëmundje të prek lëkurën. Kur rriten nivelet e sheqerit në gjak, trupi humbet lëngje në një normë të lartë, duke çuar në dehidratim të lëkurës. Njerëzit që vuajnë nga diabeti as nuk mund të djersijnë normalisht, prandaj kanë edhe lëkurë të thatë. Nëse bëhet shumë keq, lëkura e thatë dhe e plasaritur mund të bëhet e ndjeshme ndaj bakterit që ushqen glukozën, duke çuar në infeksione të rrezikshme. Sigurisht, lëkura e thatë nuk është shenja e vetme e diabetit. Mund të keni gjithashtu edhe etje të shtuar, nevojë të shpeshtë për të urinuar dhe të ndiheni më të uritur se zakonisht. Lodhja dhe shikimi i turbullt janë gjithashtu simptoma të zakonshme të diabetit. Mjeku mund të diagnostikojë sëmundjen me një test të thjeshtë të gjakut.
2. Hipotiroidizmi: Sistemi endokrin është një rrjet gjëndrash që prodhojnë dhe dërgojnë hormone, të cilat ndihmojnë kontrollin e shumë funksioneve të rëndësishme të trupit, veçanërisht aftësinë e organizmit për të shndërruar kaloritë në energji për të furnizuar qelizat dhe organet. Në rastet kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta (hipotiroidizmi), gjithçka fillon të ngadalësohet dhe kjo mund të jetë arsyeja përse mund të ndiheni më të lodhur, më të stresuar, harroni shpejtë, keni më shumë ftohtë dhe vuani shpesh nga kapsllëku. Duke qenë se hormonet e tiroideve kanë receptorë në lëkurë që luajnë rol në zëvendësimin e qelizave të vdekura, mund të jetë edhe kjo arsyeja përse lëkura bëhet e thatë, e acaruar dhe me luspa. Mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni një sërë testesh për të përcaktuar nëse vuani nga ky problem shëndetësor.
3.Sëmundje të veshkave: Më shumë se 26 milionë të rritur vuajnë nga sëmundje të veshkave dhe shumica nuk janë në dijeni për to, pasi në shumë raste simptoma si lodhja, probleme me përqendrimin ose gjumin, nevoja e shpeshtë për të urinuar u atribuohen gjendjeve të tjera shëndetësore. Lëkura e thatë dhe e acaruar – që shfaqet kur veshkat nuk mund të mbajnë siç duhet nën kontroll mineralet dhe lëndët ushqyese në trup – është gjithashtu një shenjë tjetër e sëmundjeve të veshkave. Zakonisht njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave janë të predispozuar që t’i injorojnë këto simptoma deri sa gjendja të fillojë të përkeqësohet. Mënyra e vetme për t’i siguruar nëse keni sëmundje të veshkave është të bëni një test. Nëse jeni të rrezikuar për shkak të tensionit të lartë të gjakut, diabetit, një histori familjare të problemeve me veshkat ose jeni mbi 60 vjeç, është shumë rëndësishme që të bëni kontrolle të përvitshme.
4.Kancer të lëkurës: Nëse keni një njollë të kuqe në lëkurë, që është e thatë, e acaruar dhe rrjedh gjak nëse shtypet ose gërvishtet, mund të jetë karcinoma me qeliza skuamoze. Forma e dytë më e zakonshme e kancerit të lëkurës mund të duket gjithashtu si një plagë e hapur me vija të dukshme përreth.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...