Google ADS

Partitë popullore evropiane përkrahin qeverisjen Kurti-LDK

00:48 | 15 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Partitë popullore evropian përkrahin qeverisjen Kurti-LDK, bëhet e ditur në një email që posedon KosovaPress.

Në një komunikim zyrtar të një deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, bëhet e qartë se partitë popullore evropiane, përfshirë edhe Doris Packun, i japin përkrahje ndërtimit të qeverisë nga Albin Kurti dhe Lidha Demokratike e Kosovës.

Në komunikim theksohet edhe artikulli i botuar në  “Züricher Zeitung” me Titullin “Mjaft më me lordët e luftës”.

Eurodeputetët po ashtu janë të interesuar të mësojnë edhe emrat e deputetëve të zgjedhur për në Parlamentin e Kosovës.

Në zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka dal i pari, por nuk ka numrat e mjaftueshëm të formojë qeverinë, e dyta ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa në pozitën e tretë radhitet koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme