‘Profeti nga Praga’ pas çmimit Kadare në Tiranë, vjen me promovim në Prishtinë

23:43 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Gjatë këtij promovimi për librin do të flasin përfaqësues të jurisë së çmimit në fjalë, studiues nga Tirana dhe Kosova, shkruan KultPlus.

Universiteti Europian i Tiranës dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës organizojnë përurimin e librit të Musa Ramadanit “Profeti nga Praga”, fitues i çmimit “Kadare” për vitin 2017.

 Përurimi mbahet në hollin e BKK-së, të shtunën, më 17 qershor, në orën 14:00.

Për librin do të flasin përfaqësues të jurisë së çmimit në fjalë, studiues nga Tirana dhe Kosova.

Në fund të përurimit për lexuesit do të ketë edhe nënshkrime të librit nga vetë autori.

Çmimi Kadare u shpall nga ish-ministri francez i Kulturës, Frederic Miterrand me motivacionin: “Musa Ramadani me “Profeti nga Praga” ka sjellë një roman të veçantë si për nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. Duke qenë i strukturuar në tregime të lidhura fort me njëra-tjetrën, “Profeti nga Praga” shpërfaqet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, një roman për letërsinë si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër i hapur ndaj konteksteve dhe konotimeve të ndryshme”.

“Çmimi Kadare” 2017 u akordua nga Instituti Evropian Pashko me mbështetjen e Universitetit Evropian të Tiranës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme