Google ADS

Arsyet pse njerëzit janë më të shëndoshë se sa para dy dekadash

23:29 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Ka faktorë të shumtë që ndikojnë në shtimin të peshës, madje edhe nëse mendojmë që ruhemi shumë mirë në ushqim.

Duhet pasur parasysh që jo gjithçka që shkruan ‘dietike, pa sheqer’ janë vërtet të tilla, andaj duhet të bëhemi klientë të zgjuar.

York University Press Release shkruan se nëse sot je për shembull 40-vjeç, të duhet të hash më pak dhe të ushtrohesh më shumë sesa 40-vjeçarët në vitin 1971, për të parandaluar mbipeshën.

Ilaçet farmaceutike janë një arsye. Përveç efekteve anësore, disa lloje ilaçesh mund të sjellin edhe mbipeshë. Mosha e madhe maternale, mungesa e gjumit, nivel i ulët i kalciumit në trup janë disa nga faktorët tjerë të shtimit të peshës.

Ekspozimi kundrejt kimikateve në ushqime, prishja e ambientit të baktereve në trup, pasi bakteret që jetojnë te ne  ka impakt në shtimin e peshës dhe dehidratimi janë faktorët tjerë që ndikojnë në këtë aspekt.

Për të humbur peshë preferohet një gotë ujë para ushqimit, pasi kjo krijon ndjesinë e ngopjes dhe ju konsumoni më pak ushqim. Një person që pi 1.5 litra ujë në ditë, shkrin ekstra kalori./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme