Një krim në familje ka tronditur sot Italinë, ndërsa protagonist i tij është bërë një shqiptar, i cili ka vrarë me thikë gruan e tij.
Ngjarja makabre ka ndodhur rreth orës 16:30, në Varese. ‘Varesenews’ shkruan se viktimë ka mbetur Diana Vrapi Koni, 52 vjeçe, ndërsa në pranga ka rënë burri i saj, Muhamed Vrapi, 62 vjeç. Fill pas arrestimit të tij në oborrin e banesës, Vrapi ka pranuar krimin.
Po ashtu, mediat italiane raportojnë se e ndjera ishte qëlluar 15 herë me thikë, ndërsa kishte humbur jetën në vendin e ngjarjes. Po ashtu, thuhet se çifti shqiptar, prindër të dy fëmijëve, kishin shumë vite në Itali, madje ishin pajisur me pasaportë italiane.
Pak vite më parë marrëdhënia e tyre kishte pësuar ‘krisje’, ndërsa gruaja ishte larguar nga shtëpia për disa ditë, duke qëndruar tek një nga djemtë e saj. Por, pas insistimeve të burrit, ajo ka shkuar në shtëpi që të takohej me te. Sakaq, hetimet e mëvonshme do të sqarojnë edhe dinamikën e ngjarjes, që shkaktoi një viktimë.
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit