Google ADS

Ja cilat janë mendimet e fshehta të maceve

22:38 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Duke parë që macet kanë një natyrë jo shumë miqësore dhe të ftohtë njerëzit kanë filluar të improvizojnë mendimet e tyre të fshehta, shkruan arbresh.info.

Disa nga këto mendimet e maceve ngjasojnë shumë me të dashurës suaj gjatë “asaj kohës së muajit”.

Këto janë disa mendimet më të errëta të maceve që kemi vendosur t’i transmetojmë.

  1. Pse kurrë s’ka arritur Tomi ta zë Gjerin?
  2. E kalova gjithë ditën duke zënë atë mi dhe zotëria refuzon ta hajë.
  3. Mua më pëlqen të mjaullij në orën tre të natës.
  4. Kam etje por s’dua të pi ujin nga tasi im, me siguri do të vdes.
  5. Dua të ulem në tastier por askush s’është duke e përdorur.
  6. Kalova gjithë ditën në gjumë e prapë jam i lodhur.
  7. Shefi sheh foto të maceve të tjera në internet, dashuria jonë s’është reale.
  8. Kurrë s’do të jem aq i bukur sa macet në foton e ushqimit, do të vdes vetëm.
  9. Kam uri por shefi e s’e ka mbushur plot tasin.
  10. e urrej atë zërin e bebes që e bënë shefi kur më flet.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme