Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet nuk mund ta besoj suksesin që ka arritur Zinedine Zidane si trajner.
Le Graet ka pretenduar se nuk mund ta besoj suksesin e madh që ka shijuar Zidane brenda një periudhe të shkurtër kohore duke pretenduar se shpreson që një ditë mesfushori të marrë detyrën te skuadra kombëtare, transmeton portali arbresh.info.
“Ky është një vazhdim logjik. Ndoshta një ditë ai do të jetë i interesuar”, tha Le Graet për ‘RMC’. “Për momentin, unë ende mendoj që ai ka ende shumë për të dhënë te Real Madridi dhe klubi i përshtatet atij në mënyrë perfekte”
“Nuk mund ta besojë atë që është duke bërë. Kam folur me të për dy ose tri vite më parë dhe në atë kohë unë e kam këshilluar fortë të shkojë në Bordeaux ose diku tjetër, të filloj karrierën në një klub në Liga 1”
Zidane ka shënuar 31 herë gjatë 108 paraqitjeve për Francën gjatë viteve 1994-2006./arbresh.info
Gërvalla në Kanadë: Duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi pë...
Përplasi për vdekje të moshuarin në Fier, vihet në pranga dr...
A ndikon vërtet ekspozimi në diell në botoks dhe fillerë?
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, thirrje për ndryshim të lig...
Vuçiq: Në OKB pjesën më të madhe të fjalimit e kam për Kosov...
Takos – recetë për një drekë ose darkë të shpejtë pikante