Policia turke arrestoi sot 78 avokatë të dyshuar për lidhje me klerikun islamik me banim në SHBA, Fethullah Gulen.
Siç njofton Anadolu Agency, avokatët dyshohet të jenë të lidhur me përkrahësit e Fethullah Gulenit, një klerik turk, të cilin qeveria e akuzon për organizimin e grushtit të shtetit vitin e kaluar.
Më shumë se 50000 persona janë në burg, të akuzuar se kanë mbështetur Gulenin.
Së fundmi, policia turke ka arrestuar avokatin e të drejtave të njeriut, Taner Kilic, i cili është edhe kreu i degës së organizatës “Amnesty International” në Turqi.
Ai u arrestua së bashku me 20 avokatë të tjerë javën e kaluar.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani