Google ADS

Policia konfirmon plagosjen në lagjen Tukabahqe

21:55 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Rreth orës 19 të mbrëmjes sonte në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në lagjen Tukabahqe në Prishtinë ka një person dyshohet se është plagosur me thikë. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 19:00 kemi marrë informatën për një rast në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Prishtinë. Një person dyshohet të jetë therur me thikë dhe po merr tretmanin e nevojshëm në QKUK. Policia është duke u marrë me rastin në fjalë”, ka thënë policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme