Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi sot se sulmuesi i senatorit republikan, ka vdekur për shkak të plagëve të marra, pas sulmit që kreu në një terren bejsbolli në Alexandria, pranë Uashingtonit.
“Sulmuesi vdiq për shkak të plagëve”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë dhe bëri thirrje për unitet kombëtar.
Presidenti amerikan i bëri gjithashtu thirrje bashkatdhetarëve për unitet duke theksuar se “Amerika po lutet për të prekurit nga ky sulm i tmerrshëm”.
“Ne kemi mospërputhjet tona, por ne duhet, në çaste si këto, të kujtohemi se të gjithë ata që punojnë në kryeqytetin e vendit tonë e bëjnë këtë, mbi të gjitha, për dashuri ndaj vendit”, theksoi Trump.
“Ne jemi më të fortë kur ne jemi të bashkuar dhe kur ne punojmë së bashku për të mirën e përbashkët”, shtoi ai.
“Për një çast kujdesuni për ata që doni dhe kujtohuni gjithnjë për ata misioni i të cilëve është të garantojnë sigurinë tonë”, përfundoi presidenti amerikan.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...