Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, tha se Arabia Saudite duhet dhe mund të zgjidhë krizën aktuale mes disa shteteve arabe dhe Katarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kalin në një konferencë për shtyp komentoi krizën aktuale në Gjirin Persik, konkretisht bllokadën diplomatike ndaj Katarit nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini, Egjipti dhe disa vende të tjera.
“Unë dua të them këtu se Arabia Saudite luan një rol veçanërisht të rëndësishëm. Në cilësinë e një aktori të arsyeshëm dhe të fortë në rajon, ajo është në gjendje të zgjidhë krizën aktuale”, tha Kalin.
Duke komentuar situatën në Irak, Kalin tha se është një ide e keqe dhe e rrezikshme referendumi për pavarësinë e qeverisë rajonale kurde në veri të Irakut.
“Për këtë çështje, ne jemi në kontakt dhe po bisedojmë me zyrtarët e administratës kurde dhe zyrtarët në Bagdad. Qëllimi ynë parësor është që përmes negociatave të hiqet dorë nga këto gabime”, tha Kalin, duke shtuar se Turqia do të vazhdojë këto negociata, por që nuk ka ndërmend të ngutet për të zbatuar sanksione dhe të bllokojë kufirin verior të Irakut.
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...