Google ADS

Aktakuzë ndaj nëntë kosovarëve për planin e sulmit terrorist në Shkodër (VIDEO)

20:24 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Katër ditë para se të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Izrael u ndërrua qyteti.

Në vend të Shkodrës, loja u caktua të luhej në Elbasan.

Ka qenë agjentë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ata që kishin kuptuar një plan për sulm terrorist kundër futbollistëve Izraelit.

E shatë muaj pas kësaj ndeshjeje, ndaj 9 kosovarëve të involvuar në planifikimin e këtij sulmi, të mërkurën u ngrit aktakuzë për kryerjen e sulmeve terroriste, njofton Klan Kosova.

Katër të tjerë, shtetas të Shqipërisë ishin arrestuar në Shkodër me dyshimin se kishin bashkëpunuar me kosovarët për të kryer këtë akt.

Në aktakuzën e prokurorisë speciale thuhet se të akuzuarit kishin marr urdhër nga Lavdrim Muhaxheri për të kryer sulmin.

222-2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme