Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë me dije përmes një statusi në Facebook se është takuar me presidentin amerikan Donald Trump.
“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Basha.
Basha ka bërë me dije se, gjatë vizitës së zhvilluar në Shtetet e Bashkuara ka biseduar me përfaqësues të administratës Trump mbi politikat e tij.
“Sapo mbylla një vizitë dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore, ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve”, ka thënë Basha.
Ai i ka shprehur “mirënjohje të pakufijshme” presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Erdogan bën thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit
Zbulohet se sa banorë do të hyjnë sot në BBVK
Biden: Armëpushimi është i mundshëm në Liban, por më i vësht...
Përjashtohen me 10 ditë nga seancat deputetët e PD-së Elda H...
Zinedine Zidane nuk kishte asnjë dyshim kur emëroi golin ‘më...
Haradinaj në Universitetin e Chicagos: Kosova pret me paduri...