Google ADS

Paris, gjenden 2 adoleshentë që kishin humbur në katakombe

19:53 | 14 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Dy djem adoleshentë që kishin humbur në katakombet e Parisit, janë gjetur pas tri ditësh dhe janë duke u trajtuar për hipotermi.

Një zëdhënës i policisë në Paris, ka bërë të ditur se djemtë janë gjetur me ndihmën e qenëve, transmeton portali arbresh.info

Katakombet janë rrjet i varrezave të lashta që shtrihen rreth 250 kilometra nën kryeqytetin francez. Vetëm një pjesë e vogël e katakombeve janë të hapura për publikun.

Dy adoleshentët kishin hyrë në katakombe në natën e të shtunës, por ende nuk është e qartë se kur dhe si u ngrit alarmi, megjithatë policia filloi përpjekjet për shpëtimin e tyre tri ditë më vonë.

Gjendja shëndetësore e adoleshentëve është e mirë, megjithatë ata po vuajnë nga ftohja./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme