Heqja dorë nga buka, makaronat, karbohidratet dhe zëvendësimi i tyre me një dietë me pak kalori ndikon në humbjen e peshës, por ekspertët paralajmërojnë për shenjat e ankthit dhe ndryshimin e humorit nëse bëni një gjë të tillë.
Dietologia australiane, Lyndi Cohen thotë se kur zgjedhim të mos kemi karbohidrate në dietën tonë, emocionet ndryshojnë në mënyrë drastike, pasi karbohidratet çlirojnë kimikate pozitive në trupin tonë.
“Kur truri juaj nuk merr mjaftueshëm, apo nuk prodhon mjaftueshëm nga këto kimikate, mund të shkaktojë depresion, i cili është një nga arsyet kryesore për të mbajtur një dietë të balancuar që përfshin të gjitha grupet e ushqimeve”, tha ajo.
Ka një lidhje mes asaj që ne hamë dhe ndjejmë dhe Cohen thotë se është truri që zgjedh çfarë të hamë dhe kur, është e rëndësishme si për shëndetin mendor dhe stilin e shëndetshëm të jetesës.
“Nëse ti redukton karbohidratet dhe përjeton ankth dhe ndjenja depresive si pasojë, jeni më pak të prirur për të bërë ushtrime, për të ngrënë mirë dhe për t’u kujdesur për veten”, shprehet ajo.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...