Chelsea përgatitë 60 milionë për mbrojtësin e Napolit

18:30 | 14 Qershor 2017
Arbresh Info

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është sërish në listën e shënjestrave të Chelseat dhe “Blutë” raportohet se janë të gatshëm për të shpenzuar deri në 60 milionë euro për të transferuar lojtarin.

Reprezentuesi i Senegalit është bërë një figurë kyçe e skuadrës së ‘Partenopeit’ qysh pas transferimit nga Genk në vitin 2014 dhe performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit aktual të “Bluve”, Antonio Conte, transmeton portali arbresh.info.

Perfromancat e Koulibalyt kanë qenë aq impresive sa që Chelseat i dështoi një ofertë prej 55 milionë euro për mbrojtësin verën e kaluar, por ‘Premium Sport’ raporton që skuadra angleze do të bëjë një tjetër përpjekje për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Conte vazhdon të jetë një tifoz i madh i 25-vjeçarit dhe besohet që “Blutë” do të shpenzojnë deri në 60 milionë euro në mënyrë për të bindur Napolin të shes mbrojtësin.

Koulibaly ka shënuar tri gola brenda 119 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet gjatë tri sezoneve të kaluara te skuadra në Serie A./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme