Google ADS

Shkëlqen talenti kosovar Erion Tafolli, fiton kupën në Barcelonë

18:07 | 14 Qershor 2017
Arbresh Info

Talenti kosovar Erion Tafolli ka siguruar një medalje në turneun e zhvilluar në Barcelonë.

11-vjeçari është duke shijuar një sukses të jashtëzakonshëm te skuadra e transferuar verën e vitit të kaluar, shkruan portali arbresh.info.

Pas interesimit të madh të ngjallur te klubet e tjera gjatë kohës sa ishte tek skuadra gjermane Phitusberg, ku ai shpenzoi gjashtë vite pasi iu bashkua klubit që në moshën pesë vjeçare duke marrë hapat e parë, Erioni vendosi të transferohet në Neckarau Mannheim C Jugend.

Talenti kosovar Erion Tafolli me medalje në dorë
Talenti kosovar Erion Tafolli me medalje në dorë

Pavarësisht të qenurit lojtari më i ri në skuadër, bordi i ekipit të skuadrës gjermane dhe trajneri kishin insistuar në transferimin e talentit të ri kosovar falë performancave të tij të shkëlqyera, megjithëse të gjithë bashkëlojtarët e tij ishin të moshës mbi 13 vjeçare.

Kjo nuk ishte një pengesë për të riun kosovar që së bashku me të skuadrën e tij gjermane triumfuan në turneun e zhvilluar javën e kaluar në Barcelonë.

Në turneun “Copa Kataluna”, ku morën pjesë plotë 64 ekipe të ndryshme nga e gjithë Evropa,  sulmuesi së bashku me skuadrën e tij u kthyen në Gjermani me kupë.

Erioni Tafolli synon të ndjek hapat e yllit shqiptar të Arsenalit dhe reprezentuesit të Zvicrës, Granit Xhakës, i cili është idoli i tij./arbresh.info

Të ngjashme