Mesfushori spanjoll Denis Suarez është zotuar se do të luftoj deri në vdekje për të siguruar një pozitë të rregullt te Barcelona sezonin e ardhshëm.
23-vjeçari, i cili është rikthyer verën e kaluar në Camp Nou pas kohës së shpenzuar si një i huazuar te Villarreali, ka bërë vetëm 12 paraqitje në La Liga te Barcelona gjatë edicionit 2016/17, transmeton portali arbresh.info.
“Kam luajtur shumë në fillim të sezonit, pas Krishtlindjeve unë isha në një nivel shumë të mirë, duke krijuar dhe duke shënuar gola”, tha Suarez për ‘Marca’. “Por, më pas progresi im u ndal. Nuk isha në skuadër aq. Këtu janë vërtetë shumë mesfushorë të mirë te Barcelona, por ju gjithmonë duhet të shikoni tek më e mira”
“Jam në një klub të mrekullueshëm. Kam pasur një vit për të mësuar dhe për tu adaptuar, tani në sezonin e ardhshëm do të luftoj deri në vdekje. Qëllimi im është për të qenë i suksesshëm në Barcelonë”
Suarez ka arritur të shënoj tri gola brenda 32 paraqitjeve te Barcelona gjatë sezonit 2016/17./arbresh.info
Sot pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luci” në Pr...
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...