Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka ka poshtuar këtë javë gazetën më të madhe në Gjermani, ‘Bild’.
Granit Xhaka iu bashkua “Topçinjve” verën e kaluar nga Borussia Monchengladbach për një tarifë të raportuar prej 35 milionë funta, transmeton portali arbresh.info. Sezoni i tij i parë në Premierë Ligë ka qenë i përzierë. Mesfushori mungoi në shumë ndeshje te Arsenali për shkak të dy kartonëve të kuq dhe pesë kartonëve të verdhë në vitin e tij të parë në Angli.
Në përgjithësi, Xhaka ka bërë 28 paraqitje sezonin e kaluar në Premierë Ligë duke shënuar dy herë dhe duke krijuar dy asistime. Duke vlerësuar vitin e tij të parë te klubi në Emirates, Granit Xhaka zbuloi disa gjëra të bukura për gazetën ‘Bild’.
“Kam qenë në sezonin e dytë me më së shumti ndeshje në skuadër, nuk mund të prisja më shumë. Mendoj se ne mund të kënaqemi me pjesën e tretë të sezonit, fitorja e ‘FA Cup’ na ka dhënë neve dhe tifozëve tanë më shumë shpresë”
Ish ylli i Gladbachit ka folur gjithashtu rreth mundësisë që Alexis Sanchez t’i bashkohet Bayern Munichut këtë verë. Xhaka, ashtu siç pritej, ka tentuar t’i hedh ujë të ftohtë kësaj ngjarje, megjithëse ka pranuar se reprezentuesi kilian do të kishte sukses te skuadra në ‘Allianz Arena’.
“Shpresoj që jo sigurisht. Ai ka cilësitë e tij në fushë që janë të pakapshme. Ai ka shënuar shumë gola dhe është gjithashtu jashtëzakonisht i rëndësishëm jashtë”, ka thënë Xhaka.
“Alexis Sanchez mund të luaj te çdo klub kudo në botë – ashtu si Mesut Ozil. Kam qenë në gjendje të punoj me shumë lojtarë të mrekullueshëm, për këta dy janë të jashtëzakonshëm”
Xhaka ka zbuluar gjithashtu që beson se Mesut Ozil do të qëndroj në skuadër./arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën