Google ADS

Shpëtohen 92 emigrantë në shkretëtirën e Saharasë

15:15 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Trupat në Nigerin e veriut kanë shpëtuar 92 emigrantë të cilët ishin në prag të vdekjes në shkretëtirën e Saharasë, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Trafikuesit braktisën grupin, që përfshinte gra e fëmijë, pa ujë e ushqim, transmeton portali arbresh.info.

Një emigrant ka vdekur pasi u dërgua në një qendër të ndihmës të Organizatës Ndërkombëtare të Imigrimit (IOM).

Migrantët afrikanë udhëtojnë nëpër shkretëtirë për të arritur Libinë përpara se të kalojnë Detin Mesdhe për të arritur në Evropë.

Sidoqoftë, udhëtimi nëpër shkretëtirë është i rrezikshëm pasi emigrantët futen në kamionë dhe kanë pak ushqim ose ujë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme