Google ADS

Adem Grabovci me shumë prona por nuk e deklaron vlerën e tyre

14:43 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili u përfol shumë vitin e kaluar për shkak të aferës së përgjimeve “Pronto” ka deklaruar një sërë pronash në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Grabovci, sipas deklarimit ka shtatë pasuri të patundshme duke përfshirë, dy banesa, dy prona familjare, një truall dhe dy toka vlerën e të cilave nuk e ka bërë të ditur, shkruan arbresh.info.

Vetëm dy prej pasurive të patundshme ai i ka deklaruar se të tij, një të bashkëshortes ndërkaq katër të tjera si pronë të përbashkët.

Grabovci po ashtu ka deklaruar një veturë BMË vlerën e të cilës po ashtu nuk e ka bërë të ditur.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka deklaruar se ka mbi 11 mijë euro para të gatshme në banka dhe po ashtu pagën vjetore në Kuvendin e Kosovës në vlerë prej 24 mijë e 383 euro duke shtuar edhe mëditjet në vlerë prej 343 euro në vit.

Bashkëshortja e tij ka deklaruar pagë vjetore në Ibër Lepenc në vlerë prej 7920 euro dhe detyrim kredie për blerje banese në vlerë prej 15 mijë euro./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme