Kjo është pasuria e Kadri Veselit

14:33 | 14 Qershor 2017
M. A.

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë publike pasurinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në formularët e deklarimit të pasurisë së AKK-së, Veseli ka deklaruar dy banesa rreth 222 mijë euro, shtëpi, tokë dhe mal që nuk i ka deklaruar vlerën.

Më pas aty janë deklaruar të hyra vjetore nga Kuvendi i Kosovës rreth 36 mijë euro, ndërsa të hyrat e bashkëshortes janë rreth 19 mijë euro.

Para të gatshme të kursyera në institucionet financiare, Veseli dhe bashkëshortja e tij kanë mbi 70 mijë euro të kursyera.

Për të parë gjithë deklarimin e pasurisë së Kadri Veselit kliko KËTU.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme