Albin Kurti nuk ka deklaruar asnjë cent pasuri

14:30 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Ish-deputeti, njëherësh i nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka deklaruar asnjë cent pasuri në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Kurti, në formularin e pasurisë së tij ka deklaruar vetëm 85 mijë euro para të gatshme për të cilat ka thënë se janë të bashkëshortes së tij dhe i mban në një bankë në Oslo të Norvegjisë, shkruan arbresh.info.

Ai po ashtu ka deklaruar edhe pagën e tij vjetore si deputet në Kuvendin e Kosovës e cila kap vlerën e 17 mijë e 501 euro dhe pagën vjetore të bashkëshortes së tij suedeze e cila kap vlerën e 42 mijë e 240 euro./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme