Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka shprehur pikëllimin për humbjen e jetëve në zjarrin që kaploi Grenfell Tower.
Ai ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe të lënduarit, duke bërë të ditur edhe numrin emergjent për shtetasit e Kosovës.
Të paktën gjashtë vetë kanë vdekur nga zjarri në Grenfell Tower, ka bërë të ditur komandanti i Policisë Metropolitane, Stuart Cundy, dhe numri i të vdekurve mund të rritet.
Një zjarr masiv ka përfshirë ndërtesën 27-katëshe në Londër në orët e hershme të mëngjesit.
Më shumë se 50 persona janë duke u trajtuar në spitalet e rajonit.
Një numër i konsiderueshëm njerëzish nuk janë gjetur ende. Blloku i pallateve përmban 120 apartamente.
Më shumë se 250 zjarrfikës janë në vendngjarje dhe ka pasur më shumë se 100 mjekë të pranishëm, si dhe 100 oficerë policie./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...