Google ADS

Gabimi gjatë të nxehtit, kështu vetëm përkeqësohen gjërat

13:07 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Duke dashur që trupit të tyre t’i ofrojnë freski kur jashtë bën nxehtë, njerëzit kanë shprehi të dëmshme dhe ndikojnë në shëndetin e tyre.

Të bindur se do të freskohen, një numër i madh i tyre konsumojnë ujë të ftohtë dhe lëngje me akull. Ky është gabim i madh, sepse atëherë lëngjeve ju nevojitet më shumë kohë për t’u shpërndarë në trup dhe për ta hidratuar.

Në vend të kësaj, gjatë verës pini ujë me temperaturë të dhomës, sepse ashtu do të keni më shumë dobi. Mbani mend se në vend të lëngjeve, gjithmonë zgjedhje më e mirë është uji i thjeshtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme