Një kullë banimi 24-katëshe në Londër është përfshirë nga flakët e zjarri gjatë natës, duke shkaktuar disa viktima dhe të paktën 50 të plagosur.
Një shqiptar që jeton në Londër ka rrëfyer për BBC tmerrin që ka parë. Saimir Lleshi dhe Eliane Lara jetojnë në një banesë pranë kullës rezidenciale “Grenfell” që u përfshi nga flakët.
Ata i thanë gazetares së BBC, Claire Heald, se u zgjuan rreth orës 01:30 të mëngjesit nga të bërtiturat e njerëzve të cilët kërkonin ndihmë.
“Ishte shumë shqetësuese duke dëgjuar britmat e tyre. Zjarri u përhap me shpejtësi”, thanë ata.
Saimir Lleshi dhe Eliane Lara shikonin nga banesa e tyre se si flakët e zjarrit përhapeshin me shpejtësi në kullën 24-katëshe.
Ata rrëfejnë se panë skena të tmerrshme, njerëz që përpiqeshin të dilnin nga dritaret me çarçaf. “Fëmijët tanë u tmerruan, po mundoheshim që t’i qetësonim”, thotë Saimir Lleshi.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...