Google ADS

I moshuari kërkon ndihmë nga kati i 11-të (FOTO)

10:39 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Shikuesit e emisionit ‘Mirëmëngjesi Britani’ janë tmerruar nga skenat kur shihet një i moshuar i ngujuar brenda kullës Grenfell të përfshirë nga zjarri.

Burri është bllokuar në katin e 11-të të ndërtesës 27-katëshe që po digjet që nga orët e para të mëngjesit, transmeton portali arbresh.info.

man-appears-at-window-968633

Bëhet e ditur se ai është rreth 70-vjeçar, pjesërisht i verbër dhe ka jetuar në këtë ndërtesë prej 30 vitesh.

Ai ka bërë me dorë nga kamerat dhe ka apeluar tek kushdo që mund ta ndihmojë atë./Arbresh.info

the-man-still-trapped-inside-968630

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme