Mbrëmjen e djeshme, në një aksident me makinë ka humbur jetën Albadrit Sejdija, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Policia në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia, ku shoferi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
“Si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vetë drejtuesi, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë, në orën 18:55.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...