Google ADS

SHBA shqyrton sanksionet ndaj Koresë Veriore

09:02 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

SHBA është duke shqyrtuar mundësinë e sanksionimit të shteteve që bëjnë biznes të jashtëligjshëm me Korenë e Veriut, paralajmëron Sekretari i Shtetit Rex Tillerson.

Ai ka thënë se Shtëpia e Bardhë së shpejti do të vendosë nëse do të vë “sanksione dytësore” mbi ato shtete, transmeton portali arbresh.info.

Administrata e Trumpit ka kërkuar ngritje të presionit ndaj Koresë së Veriut për aktivitetet bërthamore e raketore.

Testet e kohëve të fundit të raketave të Phenianit – të cilat janë të ndaluara nga OKB – kanë shkaktuar alarm ndërkombëtar.

Koreja e Veriut besohet se po bën përparim drejt zhvillimit të një rakete balistike të aftë për të arritur në SHBA./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme