Sot në fshatin Zhegoc të Komunës së Gjilanit mbahet dita e vizitorëve në ushtrimin fushorë ‘Kampi veror 2017’ të kadetëve te Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ka filluar operacionet e saj stërvitore, nga data 5 deri me 18 qershor.
Në planifikimin, organizimin si dhe ekzekutimin e ushtrimit fushor “Kampi veror 2017” janë të përfshirë të gjithë kadetët e Forcës së Sigurisë të cilët studiojnë në Qendrën për Studime Universitare të cilët matin dhe vlerësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara si në aspektin individual po edhe në atë ekiporë.
Operacionet e ushtrimit do t’i përcjellin nga afër; oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, këshilltarët ushtarak të NATO-s për MFSK/FSK, komandanti i Kampit Ushtarak Amerikan ‘Bondsteell’, si dhe oficerë tjerë të FSK-së.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I