Zafir Berisha nga Nisma ka propozuar koalicion qeverisës PAN-Vetëvendosje.
Në Interaktiv të KTV-së, Berisha ka thënë se pas rezultateve zyrtare të KQZ-së për zgjedhjet e 11 qershorit, koalicioni fitues PDK-AAK-Nisma duhet t’i propozojë bashkëpunim Vetëvendosjes që doli subjekti i dytë më i votuar në vend.
“Mendoj se vota e qytetarit ka nxjerrë këtë rezultat. Mendoj se njëherë duhet t’i bëhet thirrje Vetëvendosjes, por për këtë duhet të vendosin liderët”, ka thënë Berisha.
Në këtë koalicion ai ka thënë se posti i kryeministrit duhet t’i mbetet Ramush Haradinajt.
Ai thotë se kjo duhet të bëhet para se t’i propozohet një marrëveshje koalicionit LDK-AKR-Alternativa.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç